Lufta e Izraelit në Gaza/ Rama: Turqia dhe 5 vendet arabe të jenë garancitë për zgjidhjen me 2 shtete

7 months ago 7
19:20 20/02/2024

Kryeministri Edi Rama thotë se Turqia duhet të jetë një nga vendet garantore së bashku me 5 shtetet arabe për t’i dhënë zgjidhje luftës në Lindjen e Mesme mes Izraelit dhe Hamasit në Gaza, që është ajo e 2 shteteve.

Në konferencën e përbashkët me Presidentin Erdogan nga Turqia ku zhvilloi vizitë zyrtare, Rama tha se zgjidhja e konfliktit përmes krijimit të 2 shteteve, Izraelit dhe Palestinës, të bëhet me garancitë e Turqisë, Arabisë Saudite, Katarit, Emirateve të Bashkuara Arabe, Jordanisë dhe Egjiptit.

“Ndajmë dhimbjen dhe shqetësimin për atë që po ndodh në Gaza. Ne jemi të bindur që është koha për një armëpushim i cili duhet lidhur me lirimin e pengjeve dhe duhet garantuar nga një forcë e përbashkët e 5 vendeve të Lindjes së Mesme dhe Turqisë. Turqia është një aktor i pazëvendësueshëm në garantimin e të nesërmes për Gazën dhe për Izraelin vetë së bashku me 5 vendet e tjera; Arabinë Saudite, Katarin, Emiratet e Bashkuara Arabe, Jordaninë dhe Egjiptin. Nëse ne ndajmë të njëjtën pikëpamje për domosdoshmërinë e dy shteteve, kjo zgjidhje kërkon garancitë e veta dhe një bashkim forcash i vendeve arabe me Turqinë në kushtet kur nevoja për garanci është kaq e madhe saqë pa të do të jetë e pamundur që të ketë çfarëdolloj kthimi tek arsyeja”, u shpreh Kryeministri Edi Rama.

/tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article