Lufta Izrael-Hamas, Putin në Lindjen e Mesme

10 months ago 21
19:41 06/12/2023

Viziton Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Arabinë Saudite

Lufta në Lindjen e Mesme merr vemendjen edhe te Presidentit Rus, Vladimir Putin. Ai ka nisur vizitën e tij disa ditore në këtë rajon. Gjatë udhëtimit të tij, Ministria e Mbrojtjes ruse e shoqëroi kreun e shtetit  me katër avionë ushtarakë.

Në hapësirën ajrore të Emirateve të Bashkuara Arabe, avionët e këtij shteti ngjyrosen në qiell flamurin rus përpara takimit të tij me presidentin Sheikh Mohammed Bin Zayed Al Nahyan i cili e cilësoi Putinin mikun e tij të dashur.

“Marrëdhëniet tona, kryesisht për shkak të pozicionit tuaj, kanë arritur një nivel të lartë të paprecedentë,” i tha Putin Sheikh Mohammedit.

Por takimi më i rëndësishëm i këtij udhëtimi është ai që kreu i Kremlinit do të bëjë në Arabinë Saudite me Princin e Kurorës Mohammed bin Salman.

Zyrtarët në Kremlin thonë se përveç prodhimit të naftës, ata pritet që të diskutojnë për luftën në Gaza, situatën në Siri dhe Jemen.

Vizita e fundit e Putin në këtë rajon ndodhi në Korrik 2022, kur ai takoi liderin suprem Ayatollah Ali Khamenei në Iran.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article