Pedagogu Klejdi Këlliçi në emisionin “Open” në News24 tha se dy armiqtë që ka Izraeli në Lindjen e Mesme janë Hamasi dhe Hezbollahu.
Këlliçi tha se përgjigjia që Izraeli po i jep Hezbollahut është e njëjtë si ajo që i dha Hamasit.
“Ka një përgatitje për një sulm tokësor, por mendoj se është shumë më i rrezikshëm se ajo situata me Hamasin, pasi izraelitët do të përballen me më shumë luftëtarë”, tha Këlliçi.
Sipas tij, Izraeli po përpiqet të shkatërrojë raketat e Hezbollahut, që thuhet se ka grumbulluar rreth 150 mijë raketa.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb