Lufta në Lindjen e Mesme, Mediu: Europa është inekzistente, situata është agravuar

1 month ago 24

Lufta në “Lindjen e Mesme” ishte tema e diskutuar në emisionin “Open” në News24. A rrezikon lufta të përhapet në gjithë rajonin, ndërsa janë intensifikuar përplasjet mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Deputeti Fatmir Mediu tha se ajo që po ndodh në Liban me Hezbollahun është e njëjta që ndodhi në Gaza me Hamasin.

“Është një nga rajonet më problematike nga pikëpamja e sigurisë, gjeopolitike dhe e rëndësisë që ka ky rajon”, tha Mediu, duke shtuar se gjërat kanë agravuar me kohën, ndërsa duhej të ishin zgjidhur në kohën e duhur.

Mediu tha se Europa është pothuajse inekzistente në këto konflikte në Lindjen e Mesme. “Një nga aktorët më të fuqishëm në atë zonë është Irani, i cili është me të njëjtën gjatësi vale me Hezbollahun, që duan të shuajnë shtetin e Izraelit”, tha Mediu.

Kreu republikan tha se tashmë kemi një Botë më shumë se dypolare, pasi si Kina dhe Rusia, kanë një tjetër qasje.

“Izraeli nuk ka interes të zgjerojë të konfliktin, ka marrëdhënie të forta me Egjiptin, Jordaninë, por edhe me Katarin”, tha Mediu.

Ai u shpreh se Hezbollahu ka tentuar sot të godasë me raketa balistike, që kanë fuqi shkatërruese shumë të lartë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article