Lufta për bashkëkryetarin e ‘Zgjedhores’/ Pëllumbi: Rëndësi ka produkti, ‘Rithemelimi’ nuk ka interes…

9 months ago 18

Deputeti socialist, Arben Pëllumbi ka folur për zhvillimet e fundit në kampin opozitar, ndërsa këta të fundit të udhëhequr nga Gazment Bardhi, me Berishën në arrest shtëpie, vijojnë të bllokojnë mbledhjen e Komisioneve Parlamentare.

I ftuar në studion e “Breaking”, Pëllumbi deklaroi është shumë herë më e rëndësishme për opozitën produkti i Reformës Zgjedhore sesa fakti se kush është bashkëkryetari i saj. Sipas Pëllumbit, mazhoranca mund të shkojë në ato zgjedhje edhe me këtë kod që kemi.

Unë mendoj se Komisioni i Reformës Zgjedhore është një tjetër shkak që më jep të drejtë në argumentin se bojkoti i opozitës dhe bllokimi i Komisioneve nuk ka të bëjë me luftën politike brenda nesh

Ka të bëjë me gjetjen e disa shkaqeve për bërjen e një beteje të tillë brenda mureve të Kuvendit të Shqipërisë. Në fund fare, opozita e ndarë në 7 fraksione, në 5 fraksione, e gjitha është e interesuar të ulet në atë Komision dhe të mund të realizojë një reformë që t’i vijë përshtatet edhe asaj. Pavarësisht se kush është kryetari, në krahun përballë ka shumë kolegë tanët të cilët i përkasin të gjitha rrymave apo edhe partive aleate të PD-së në Kuvend.

Ju e konsideroni të përfaqësuar opozitën me PD-në zyrtare me 10 deputetë, kur pjesa tjetër me 47 deputetë i kanë bërë të paktën një kërkesë zonjës Nikolla?

Jemi numëri i barabartë nga ky krah dhe nga krahu tjetër. Pra jemi të përfaqësuar në mënyrë të barabartë. E rëndësishme është çfarë produkti do të nxjerrë Reforma Zgjedhore. Dhe se sa do të merren parasysh kërkesat e mazhorancës apo të opozitës, të OSBE ODIHR-it dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese, kjo është shumë herë më e rëndësishme për opozitën sesa fakti se kush është bashkëkryetari i saj.

Fakti që këta kapen dhe nuk e lejojnë që të punojmë dhe të kapen me bashkëkryetarin, i cili në fund të ditës i tyre është, ka qenë edhe kryetar i tyre.

A mundet përzgjedhja e bashkëkryetarit të ketë konsensusin e shumicës së opozitës?

Këtë nuk e zgjidhim dot ne sepse ky është rebusi që ka filluar që herët, ku përmes mazhorancës kërkohet t’u jepet zgjidhje problemeve të brendshme. Ne nuk ndërhyjmë në këtë gjë. Nuk vendosim dot kush është bashkëkryetari i Komisionit, kryetari i një partie apo një partie tjetër. Në Komisionin e Reformës Zgjedhore, në mënyrë të veçantë, përtej sherreve, betejave dhe zhurmave që bëhen, e rëndësishme është produkti dhe ai produkt i intereson më shumë opozitës sesa mazhorancës. Ne edhe me këtë kod që jemi, shkojmë në ato zgjedhje. Ne mund ta mbyllim pas një muaji e pak kur mbaron ky komision dhe mbaroi çështja e komisionit. Ne do të shikojmë mundësitë pastaj nëse na duhet të implementojmë vendimet e gjykatës kushtetuese në mënyrë demokratike si ne vendet e BE.

Top Channel

Read Entire Article