Luftime të ashpra po zhvillohen në bregun lindor të Dnipros – çfarë thotë inteligjenca britanike e Ministrisë së Mbrojtjes?

10 months ago 20

Ministria e Mbrojtjes e Britanisë së Madhe pretendon në raportin e fundit ditor të inteligjencës rreth luftës mes Ukrainës dhe Rusisë se ballafaqime të ashpra po zhvillohen në bregun lindor të lumit Dnipro, afër fshatit Krinki.

Fshati ndodhet në rajonin Kherson, në perëndim të Nova Kahovka në anën lindore të lumit Dnipro.

Aty thuhet se Ukraina ka përdorur me sukses shumë drone për të sulmuar forcat ruse ndërsa Moska është përgjigjur përmes forcave të saja ajrore.

“Betejat rreth Krinkit janë më të vogla në shkallë se disa nga betejat kryesore, por udhëheqësit rusë ato i konsiderojnë të mëdha”, tha ai, duke shtuar se trupat e Moskës kishin braktisur pozicionet në perëndim të lumit vitin e kaluar me shpresën se do t’i pengonin ukrainasit të përparonin matanë lumit, diçka që nuk duket se ka funksionuar deri më tani.

Latest Defence Intelligence update on the situation in Ukraine – 22 November 2023.

Find out more about Defence Intelligence's use of language: https://t.co/Rr4fgvcw1G

🇺🇦 #StandWithUkraine 🇺🇦 pic.twitter.com/DWzdYZzQxN

— Ministry of Defence 🇬🇧 (@DefenceHQ) November 22, 2023

Instituti amerikan për Studimin e Luftës pretendon se Ministria Ruse e Mbrojtjes dhe zyrtarët po përpiqen të frenojnë histerinë rreth operacioneve të Ukrainës në bregun lindor (të majtë) të rajonit Kherson.

Ata shtojnë se blogerët rusë e pranojnë praninë e Ukrainës në bregun lindor dhe ankohen se forcat ruse nuk janë në gjendje të ndalin operacionet e Ukrainës.

Analisti ushtarak i Sky News, Sean Bell, tha dje se rusët duhet të zmbrapsin sulmet, përndryshe ushtria ukrainase do të jetë në gjendje të transferojë automjete të blinduara nëpër Dnipro, gjë që mund të kërcënojë krahun perëndimor të forcave ruse.

“Nëse Ukraina është në gjendje të nisë një ofensivë nga Dnipro, ajo do të anashkalonte mbrojtjen ruse të shtresuar pranë Zaporozhzhias dhe potencialisht do ta detyronte Rusinë të tërheqë forcat e saja përsëri në Krime. Kjo do të çlironte një pjesë të madhe të territorit të pushtuar nga Rusia dhe do të shënonte një përparim të madh të forcave ukrainase”, tha Bell.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit të kaluar duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta materiale. /Telegrafi/

Read Entire Article