Luhet sezoni ndaj Irlandës dhe Hungarisë

10 months ago 8
14:30 29/11/2023

Kombëtarja e vajzave do maksimumin për të shmangur rënien në divizionet e Ligës së Kombeve

Kombëtarja shqiptare e vajzave luan sezonin në dy ndeshjet e radhës në Ligën e Kombeve. Përfaqësuesja e trajnerit, Amir Grima sfidon Irlandën e Veriut dhe Hungarinë, duele nga e cila duhen marrë pikë për të shmangur rënien nga divizioni.

“Janë ndeshje që kanë vlejtur për ne. Kemi luajtur me kundërshtarë të fortë. Kemi treguar që jemi në rritje në futboll. Por na duhen rezultate që duhet të na vijnë me këto dy ndeshje që kemi përpara.”

Tekniku Grima theksoi se brenda grupit atmosfera është e mirë, ndërsa për sa i përket ekipit, pranoi se ka disa dëmtime në dy takimet e fundit. Stafi po punon për të rinovuar grupin e futbollisteve me synim për të rritur nivelin e cilësisë.

“Si çdo grup ka nevojë për të rinovuar. Po punojmë shumë bashkë më drejtorinë e sektorit të femrave, bashkë me Federatën. Po mundohemi që të afrojmë vajza të tjera pranë skuadrës që të kemi sa më shumë elemente cilësore për të rivalizuar njëra-tjetrën dhe mos të jemi më me mungesa që na kushtëzojnë në objektivat tonë.”

Shqipëria e vajzave luan ndeshjen e radhës në Ligën e Kombeve ndaj Irlandës së Veriut këtë të premte në ‘Air Albania’. Ndërkaq, takimi i fundit në grup do të jetë kundër Hungarisë më 5 dhjetor, në transfertë.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article