Luiz Ejlli dhe Kiara publikojnë video teksa bëjnë vallëzim sensual në kuzhinë

8 months ago 26

Dyshja e diskutueshme, Luizi dhe Kiara, vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes në rrjetet sociale, tërhequr nga vështrimet dhe komentet e shumtë të ndjekësve të tyre.

Sipas një videoje të publikuar nga këngëtari në Instagram, çifti duket se po e shijon një jetë të lumtur dhe të mbushur me famë, gjë që reflektohet në momentet e ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale.

Së fundmi, Luizi ka ndarë një video të veçantë në profilin e tij në Instagram që ka tërhequr vëmendjen.

Foto: Luiz Ejlli/Instagram

Në videon në fjalë, Kiara shihet duke u marrë me përditshmërinë e shtëpisë, pikërisht duke larë enët në kuzhinë të tyre, kur Luizi vendos ta surprizojë me një ftesë për një vallëzim sensual.

Ndërsa e përshkruan skenën e ëmbël dhe të përditshme familjare, Luizi etiketon momentin si “Babi Lui me dy princeshat e tij”, duke shtuar një notë intime dhe dashurie në mbishkrimin e videos.

Ky postim tregon se si dyshja po përdor platformën për të shfaqur një imazh të lumtur dhe të plotë të jetës që po ndërtojnë së bashku, pavarësisht nga fama dhe syri publik që i ndjek pa pushim. /Telegrafi/

Read Entire Article