Luiza Gega shpallet kampione Ballkani

1 year ago 29
Reklamë
14:04 22/07/2023

Atletja shqiptare fiton e garën e 3000 metrave me pengesa

Luiza Gega ka shtuar një tjetër medalje në karrierën e saj. Atletja shqiptare u rikonfirmua Kampione e Ballkanit në garën e 3000 metrave me pengesa e zhvilluar këtë të shtunë në Serbi.

Gega e kaloi finishin me kohën 9 minuta, 21 sekonda e 53 të qintat. Kjo garë i siguroi asaj edhe kualifikimin në Lojërat Olimpike Paris 2024.

Luiza Gega gjatë vitit 2023 fitoi edhe medaljen në Lojërat Europiane muajin e kaluar.

Tv Klan

Të ngjashme

Read Entire Article