Lukaku në udhëkryq

1 year ago 31
Reklamë
23:00 16/07/2023

Kalimi tek Juventus varet nga largimi i Vlahoviç

Pas përfundimit të negociatave me Interin, Romelu Lukaku po përgatitet të rikthehet te Chelsea. Do të qëndrojë me blutë e Londrës në pritje të Juves, e cila nga ana e saj është në pritje të Paris Saint-Germain për Vlahoviç.

Sipas raportimeve nga mediat italiane, sulmuesi belg, ka folur me trajnerin e Chelsea, Pochettino, për ta informuar se do të jetë i pranishëm në grumbullimin e ekipit të planifikuar të hënën.

Një situatë e delikate për Lukaku, i cili ka kohë që nuk është në planet e skuadrës londineze, të cilët duan ta shesin për të rikuperuar sa më shumë nga 113 milionët që shpenzuan në verën e vitit 2021.

Prishja e marrëdhënieve me Interin ndryshoi skenarin e sulmuesit, i cili do të duhet tashmë të stërvitet me lojtarët që Chelsea nuk ka marrë me vete në turin e miqësoreve ne Amerikë.

E ardhmja e tij me shumë mundësi do të jetë Juventus, por që është e lidhur me largimin e Dusan Vlahoviç për të cilin interesohet PSG. Klubi parizien i ka kërkuar Juves disa ditë për të vendosur se çfarë do të bëjnë.

Në fund është edhe hipoteza e Arabisë Saudite që mbetet gjithmonë në plan të dytë, por që gjithsesi nuk plotëson interesin e belgut.

Tv Klan

Të ngjashme

Read Entire Article