Lukaku te Roma për 7.5 milion euro në vit

1 year ago 18
Reklamë
20:03 30/08/2023

Tifozë të shumtë e presin që në aeroport

Romelu Lukaku ndezi verën e gjatë italiane. Një telenovelë e vërtetë që filloi pas përfundimit të sezonit. Fillimisht Inter gjeti akordin me Chelsea për transferimin e plotë të Lukaku për 40 milionë euro. Por në këtë moment, belgu zhduket, ai nuk u përgjigjet telefonatave të drejtuesve apo të ish-shokëve të tij.

Dalin në dritë kontaktet me Juventusin, të cilave lojtari u kishte dhënë përparësi. Pas disa javësh negociata Juve u tërhoq. Inter tentoi edhe një herë të ulë tensionin e krijuar me lojtarin, por kanë qënë futbollistët e tjerë që nuk kanë pranuar që Lukaku të rikthehet.

Përfitoi, Roma e cila falenderoi dhe rrëmbeu lojtarin në formë huazimi, me besimin se bashkë me Dybala, do të bëhet një dyshe e fortë sulmi që do të synojë titullin kampion në Serie A. dhe pikërisht trofeu i kampionatit mund t’i sjellë shumë të ardhura futbollistit pasi në marrëveshjen e huazimit ka një klauzolë që në rast suksesi. Lukaku do të paguhet 7.5 milionë euro në sezon por kjo shifër mund të jetë më e madhe nëse me kontributin e tij Roma shpallet kampione.

Lukaku shihet me shpresë edhe nga tifozët e Romës. Mbi 5,000 prej tyre kishin dalë për ta pritur në aeroportin Ciampiono, duke kënduar koret dhe duke bërë fotot e tyre të para.

Lukaku tani ka për detyrë të shlyejë mbështetjen e marrë. Ai do të duhet ta bëjë këtë në fushë, duke shënuar sa më shumë të mundet.

Tv Klan

Të ngjashme

Read Entire Article