Lule Mustafa publikon baladën e re “Ti je kan”

8 months ago 25

Këngëtarja Lule Mustafa ka surprizuar fansat e saj me publikimin e këngës së saj më të re “Ti je kan”, e cila prek zemrat me meloditë e saj të buta dhe me tekst të ndjeshëm për dashurinë që nuk është më.

Kënga e re vjen si dhuratë për fansat në prag të ditës më të dashur për të gjithë të dashuruarit – Shën Valentinit.

Zhanri i baladës është zgjedhur me kujdes për të përshkruar ndjenjat e thella që fshihen pas historisë së një dashurie që ka lënë gjurmë.

Foto: Lule Mustafa/YouTube

Muzika dhe teksti i kësaj kënge janë vepra e kompozitorit të njohur Ilir Berani, i cili njihet për krijimet e tij të suksesshme dhe prekëse në skenën muzikore shqiptare.

Orkestrimin e këngës e ka bërë Ardian Kastrati, i cili ka pasuruar baladën me një aranzhim të hollësishëm që thekson ndjenjat e këngës dhe e ngrit atë në një nivel të ri artistik.

Ndërsa ana vizuale i është besuar produksionit 2A Production. /Telegrafi/

Read Entire Article