“Lum golash” e rekorde në Botërorin e Femrave

1 year ago 31
Reklamë
23:56 24/07/2023

Girelli lidere e Italisë, Gjermania e Brazili nuk përmbahen në debutim

Italia e ka nisur me këmbë të mbarë aventurën në Kupën e Botës për femra. Skuadra Axurre shënoi fitore tepër të rëndësishme 1-0 ndaj Argjentinës, duke marrë 3 pikët dhe hedhur një hap të madh drejt turit tjetër. Ajo që bëri diferencën për skuadrën italiane ishte sulmuesja e Juventusit, Cristiana Girelli.

Vetëm 218 sekonda në lojë, i mjaftuan bomberes së torinezëve për të zhbllokuar shifrat. 3 minuta e 38 sekonda në fushë dhe Girelli la gjurmë në këtë 90 minutësh, teksa goditi saktë me kokë krosimin nga e majta.

Së bashku me këtë gol, ajo bëhet e para lojtare italiane që shënon në dy Kupa Bote të ndryshme, ndërsa barazoi Carolina Morace në kuotën e 4 golave si golashënuesja më e mirë e kësaj kombëtareje në edicionet e Botërorit. Tre golat e tjerë ajo i shënoi në 2019, në atë fitore me Manita, 5-0 përballë Xhamajkës.

Girelli është një simbol për futbollin e femrave, pasi që prej vitit 2012 me kombëtaren, ajo ka shënuar 54 gola në 104 ndeshje, thuajse një gol në çdo dy ndeshje. Ndërkaq, në aspektin ekipor, ajo ka fituar 9 herë titullin kampion dy herë si golashënuesja më e mirë e kampionatit dhe 8 herë Kupën e Italisë, ndërsa është lojtarja e parë e Juventusit që shënon më shumë se 100 gola, gjithçka në harkun kohor të 5 sezoneve.

Fitore me goleadë shënuan Gjermania dhe Brazili. Pancerat nuk toleruan aspak ndaj Marokut, teksa triumfuan me rezultatin tenistik 6-0. Diferencën në fushë e bëri Pop me një dygolësh. Ndërkaq, Seleçao mposhti me poker golash 4-0 Panamanë.

Klan News

Të ngjashme

Read Entire Article