Lumi B dhe Miranda konfirmojnë se po bëhen prindër për herë të dytë

10 months ago 40

Lumi B dhe partnerja e tij, Miranda, po bëhen prindër për herë të dytë.

Lajmi është konfirmuar përmes rrjeteve sociale me anë të një postimi të shpërndarë në Instagram.

Miranda solli disa fotografi përkrah reperit të njohur, ku pozojnë të dy duke vënë në pah barkun.

Foto: Screenshot/Instagram

Ata prezantuan ardhjen e fëmijës së tyre në një mënyrë interesante aq edhe qesharake.

Teksa në barkun e Mirandës tregohet se po pret një bebe, në atë të Lumi B-së shënohet ‘birra’.

“Familja jonë po rritet, si barku ynë, dhe ne jemi të emocionuar të ndajmë që një i vogël do të bashkohet me ne së shpejti”, ka shkruar ajo.

Foto: Screenshot/Instagram

Bukuroshja tutje shtoi: “Shumë mirënjohës për këtë kapitull të ri”.

Lumi B dhe Miranda theksojmë se janë prindër të një djali, 12 vjeçar. /Telegrafi/

Read Entire Article