Lyoni shkarkon Fabio Grosso

10 months ago 22
14:01 30/11/2023

Rezultatet negative në kampionat sjellin largimin e teknikut italian

Arriti deri aty sa u plagos nga tifozët kundërshtarë, por Fabio Grosso nuk bind në pankinë. Tekniku italian është shkarkuar nga detyra si trajner i Lionit, pas rezultateve zhgënjyese në fushën e lojës. Humbja 2-0 në shtëpi kundër Lille lë skuadrën e Lionit në fundin e renditjes së kampionatit francez me vetëm 7 pikë të grumbulluara në 12 ndeshje.

Fabio Grosso dënohet me shkarkim pak më shumë se dy muaj pas fillimit të aventurës së tij me skuadrën franceze. Në 7 ndeshjet e fundit, Lioni ka grumbulluar vetëm 5 pikë për të mbajtur vendin e fundit.

Sipas prestigjozes franceze, L’Equipe, drejtuesit e Lionit kanë zgjedhur t’ia besojnë rolin e trajnerit të përkohshëm Pierre Sage, në përvojën e tij të parë në ligën e parë franceze. Sage do të debutojë pasditen e së shtunës, më 2 Nëntor, në ndeshjen jashtë fushe në Lens, para rikuperimit të ndeshjes kundër Marsejës, të caktuar për të mërkurën më 6 Dhjetor.

Përballja me marsejezët u shty për shkak të sulmit të tifozëve të tyre ndaj ekipit dhe stafit të Lionit ku mori plagë edhe trajneri Grosso. Lioni po kalon momentin më të keq në historinë e saj, duke rrezikuar të jetë në elitën e futbollit francez në sezonin e ardhshëm.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article