Mac Allister zbulon arsyen e përplasjes së Nunez me Guardiolan

10 months ago 21

Alexis Mac Allister ka zbuluar se çfarë ka ndodhur në të vërtetë në përplasjen mes Pep Guardiolas dhe Darwin Nunez kur dy ekipet ishin përballur më herët këtë sezon.

Mac Allister shpjegoi se bashkëlojtari i tij Nunez, ka reaguar shpejtë dhe me nxitim ndaj një komenti të bërë nga Guardiola pas përfundimit të ndeshjes.

Nunez është përgjigjur me zemërim dhe ka bërë një lëvizje drejt Guardiolas para se të ndalohej nga trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp.

“Nuk e di nëse ishte një rivënie nga këndi apo krosim kur Haaland e goditi topin me kokë dhe shkoi afër shtyllës. Pep u kthye dhe vazhdoi të thoshte se sa me fat ishim ne apo diçka të tillë”, ka thënë Mac Allister.

“Pastaj në aksionin e fundit, topi ishte krosuar në zonë dhe Diaz e goditi atë me kokë por u ndal. Pastaj Darwin i thotë Guardiolës, ‘Tani ju jeni ata që keni fat’”.

“Unë po qeshja gjithashtu. Nëse do ta dija se sa serioze ishte, natyrisht që nuk do të buzëqeshja në atë mënyrë. Por asgjë nuk më bëri të qeshë më shumë se sa fakti që Darwin u zemërua kaq shpejtë”, u shpreh argjentinasi.

Nunez njihet si një tip që e humbet shpejtë durimin andaj mund të themi se ndërhyrja e Klopp ka qenë vendimtare që të evitohej një situatë më e pakëndshme mes tij dhe Guardiolas.

Liverpooli do të ballafaqohet sot (e diel) ndaj Fulhamit me sfidën që do të zhvillohet në “Anfield”, ndërsa City i Guardiolas do të përballet me Tottenhamin në përpjekje për t’iu kundërpërgjigjur Arsenalit pas fitores që morën ndaj Wolves të shtunën./Telegrafi/

Read Entire Article