Macron jep zgjidhjen për konfliktin në Veri: Vuçiç të dënojë sulmin. Presim të zbatohet fjala e dhënë nga Kosova

11 months ago 18
Reklamë

Presidenti francez, Macron, në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama deklaroi qëndrimin e tij të prerë, duke pohuar se Vuçiç duhet të dënojë sulmet ne Banjskë.

Ai tha se Kosova dhe Serbia duhet të pranojnë sugjerimet e bëra nga Gjermania dhe Franca dhe të ulen sa më parë në një tryezë për dialog.

“Siç e dini, ne ndjekim me vigjilencë tensionet që ekzistojnë mes Prishtinë dhe Beogradit. Franca dhe Gjermania kanë bërë një udhërrëfyes, dhe presim përgjigje është përgjegjësi e Vuçiçit të dënojë sulmin se sjell qetësinë në veri. Ajo që presim nga autoritete serbe dhe kosovare, është riorganizimi i zgjedhjeve në komunat ku u bënë në kushte të pa përshtatje, pjesëmarrjen e serbëve në zgjedhje, njoha e anotacionit nga autoritetet kosovare. Pres që zoti Vuçiç të jetë përgjegjës. Pres dhe nga Osmani dhe Kurti. Ju kemi besuar liberalizmin e vizave, ato janë bllokuar. Pasi presim që të zbatohet fjala e dhënë.”, tha Macron.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article