Macron mbërrin në Izrael, viziton familjet e të mbajturve peng, pritet të takohet me Netanyahun dhe zyrtarë të tjerë

11 months ago 22

Presidenti francez Emmanuel Macron ka mbërritur në Izrael.

Menjëherë pas mbërritjes, Macron është takuar me shtetas izraelito-francezë që kanë humbur të dashurit, si dhe familjet e pengjeve.

Macron pritet të takohet më vonë sot me kryeministrin e Izraelit Benjamin Netanyahu

Qëllimi i vizitës është të tregojë solidaritetin e Francës me Izraelin, të ndihmojë në lirimin e pengjeve që ende mbahen nga Hamasi dhe të parandalojë çdo përshkallëzim të konfliktit aktual, kanë thënë këshilltarët e tij për Reuters.

Macron do të takohet gjithashtu me presidentin izraelit Isaac Herzog dhe liderët e qendrës Benny Gantz dhe Yair Lapid nga opozita.

Read Entire Article