Macron nxit kryeministrin hunagarez Orban ‘të sillet si një evropian’ pas vetos në samit

10 months ago 8

Në konferencën e shtypit pas samitit të sotëm të BE, presidenti francez Emmanuel Macron tha se pret që kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban “të sillet si një evropian dhe mos mbajë peng progresin politik”.

Komentet vijnë pasi Orban, një nga aleatët kryesorë të Rusisë në BE, bllokoi me veto aprovimin e paketës së ndihmave ushtarake 50 miliardë për Ukrainën.

Macron tha se liderët e kishin dëgjuar Orban me respekt në argumentimin e tij por “respekti nënkupton dhe përgjegjësi” prandaj Orban “duhet të sillet si evropian për të mos ndaluar progresin politik”.

Liderët e tjerë evropian flisnin sot me besim do të kalonin “pengesën” për të dhënë partë drejt Ukrainës deri në fillim të 2024.

27 vendet e BE përveç Hungarisë pranuan dhe hapjen e negocjatave të pranimit të Ukrainës në bllok, megjithë pushtimin dhe aneksimin e zonave lindore nga Rusia.

Kievi thotë se kërkon paratë nga jashtë për luftën me Rusinë, por së fundi dhe presidenti amerikan nuk arriti të siguronte një paketë ndihmash për Ukrainën nga Kongresi.

Ursula von der Leyen tha se do të punohet për arritjen e marrëveshjes ose për alternativa të tjera për kalimin e fondeve, të cilat ishin në planin disa vjeçar të buxhetit të BE.

Top Channel

Read Entire Article