Mahrez drejt Arabisë Saudite

1 year ago 30
Reklamë
23:40 16/07/2023

Sulmuesi i krahut të Manchester City-t, Riyad Mahrez, ka arritur akordin me klubin e Arabisë Saudite, Al-Ahli. Futbollisti 32 vjeçar, që e mbylli sezonin me tripletë titujsh, ka edhe dy vite të mbetura në kontratën e tij.

Por qëndrimit të tij shtatë-vjeçar me “qytetarët” duket se do t’i vijë fundi, pasi ai ka vendosur të pranojë ofertën e Al-Ahli, raporton Daily Mail. Klubi saudit do t’i ofrojë 35 mln Euro Sitit për kartonin e futbollistit.

Ndërsa Mahrez do të paguhet në dy sezone 50 mln Euro, shto këtu edhe bonuset. Al Ahli, bashkë me tre klubet e tjera, Al Nasr, Al Itihad dhe Al Hilal zotërohen nga Fondi Publik i Investimeve, që ka në pronësi edhe Newcastle.

Që kur u transferua nga Leicester Siti në vitin 2018, Mahrez ka luajtur në total 236 paraqitje për City, ku ka shënuar 78 gola dhe ka dhënë 59 asiste. Nëse ai do t’i bashkohet Al-Ahli, do të luajë me ish-portierin e Chelseat, Eduard Mendi.

Klubet saudite në këtë merkato vere vazhdojnë që të kenë si objektiva emra të njohur të futbollit europian.

Klan News

Të ngjashme

Read Entire Article