Maignan qetëson Milanin

1 year ago 14
Reklamë
15:32 20/09/2023

Vizitat mjekësore treguan se portieri francez nuk pësoi dëmtim serioz në sfidën kundër Newcastle

Te Milani ka një ndjesi lehtësimi pas lajmeve pozitive sa i përket portierit Majk Menjo.

Francezi u detyrua që ta linte fushën e lojës në sfidën kundër Njukestëllit në minutën e 80 duke shqetësuar tifozët kuqezinj.

Por pas analizave të hollësishme të kryera, klubi kuqezi njoftoi se 28 vjeçari ka pësuar një goditje në muskujt e kofshës së majtë, që i kanë krijaur një bllokim të lehtë.

Stafi mjekësor sqaroi se nuk ka dëmtime serioze, ndërkohë që gjendja e francezit do të mbahet në monitorim.

Menjo pritet që të mungojë në ndeshjet kundër Veronës dhe Cagliarit, por trajneri Pioli beson se do ta ketë sërish në dispozicion për ndeshjen e rëndësishme kundër Lazios më 30 Shtator.

Francezi në këtë sezon ka luajtur 4 takime në Serie A, ku ka pësuar edhe shtatë gola.

Ndërsa në total ai ka qenë në fushë 441 minuta në të gjitha kompeticionet.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article