Marrëveshja për emigrantët/ Gazetari Lita: Shqipëria brenda politikës për demotivimin e refugjatëve

2 hours ago 28

Gazetari Lavdrim Lita, i ftuar në rubrikën Opinion në News 24 foli për marrëveshjen për emigrantët.

Lita theksoi se Shqipëria është pjesë e politikës për demotivimin e emigrantëve. “Nëse i sjell në Shqipëri emigrantët, ata do ta mendojnë dy herë, që të sakrifikojnë këtë rrugë me shumë rreziqe”, tha Lita.

Lavrim Lita: Italia shpenzon shumë para për t’i pritur, por emigrantët nuk qëndrojnë në shtetin italian. Shumica emigrojnë në Gjermani apo në vende skandinave. Kostot e pritjes të emigrantëve janë tepër të mëdha. Shqipëria është brenda një politike demotivuese për emigracionin.

Ky është qëllimi, demotivimi i emigrantëve. Nëse i sjell në Shqipëri emigrantët, ata do ta mendojnë dy herë, që të sakrifikojnë këtë rrugë me shumë rreziqe. Ne e dimë që kalimi i Mesdheut është një udhëtim tepër i rrezikshëm. Ndërsa, në Itali, emigracioni është një çështje politike.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article