Një nënë në moshë shumë të re, ka humbur jetën pasi u mbyt nga ushqimi që po gatuante për familjen e saj në Dover të Anglisë.
33-vjeçarja Siobhan Rose Simmonds u gjet në dyshemenë e kuzhinës nga vajza e saj dyvjeçare, partneri i saj dhe djali i tij.
Ajo u dërgua në spitalin Ëilliam Harvey në Ashford, por vdiq rreth orës 14:50 në terapi intensive një javë më vonë.
Mjekët u thanë njerëzve të afërt të Siobhan-it se ka të ngjarë të mos shërohej, por vendimi i saj për të dhuruar organet e saj emocionoi familjarët.
Siobhan, e cila kishte gjithashtu një djalë 14-vjeçar, i kishte thënë stafit të spitalit se donte të të dhuronte pankreasin, mëlçinë, të dy veshkat dhe zemrën e saj.
Familja tani po mbledh para në JustGiving për të mbuluar funeralin e nënës.
Top Channel