Kryeministri Benjamin Netanyahu paralajmëroi se IDF do të godiste fushat e naftës në Iran, nëse Republika Islamike do të nisë një tjetër sulm me raketa balistike ndaj Izraelit.
“Një tjetër sulm ndaj Izraelit thjesht do të gjymtonte ekonominë e Iranit,” tha Netanyahu në një mesazh të pazakontë në gjuhën angleze që ai ia drejtoi popullit iranian.
Fjalët e tij, megjithatë, ishin një paralajmërim i formuluar ashpër për Republikën Islamike, e cila po peshon një kundërsulm kundër Izraelit.
Administrata Biden e kishte paralajmëruar Izraelin përpara sulmit të tetorit ndaj Iranit që të mos e përshkallëzonte situatën duke goditur fushat e naftës iraniane ose fakultetet e tij bërthamore.
Besohej se presidenti i sapozgjedhur Donald Trump nuk do ta kundërshtonte një hap të tillë. Netanyahu ka folur tashmë tre herë me Trump që kur presidenti i ardhshëm republikan u zgjodh të martën e kaluar.