Man City dhe Newcastle nën hetim?

1 year ago 21
Reklamë
16:25 27/08/2023

Kanë patur mbështetje financiare nga sheikët arabë

Manchester City dhe Newcastle rrezikojnë një hetim nga Komisioni Evropian për shkelje të rregullave për ndihmën shtetërore të cilat kanë hyrë në fuqi në qershor për të parandaluar që këto ndihma të ndikojnë tregjet në të gjithë kontinentin.

Manchester City gjithmonë ka pohuar se klubi është një sipërmarrje personale e Sheikh Mansour, anëtar i familjes në pushtet të Abu Dhabit dhe zëvendëskryeministër i Emirateve të Bashkuara Arabe.

Ndërsa fondi i pasurisë sovrane të Arabisë Saudite, i cili zotëron 80% të Newcastle dhe kryesohet nga ushtruesi i detyrës së Regjentit të Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, ka pretenduar gjithmonë se është një entitet investimi i paanshëm dhe i pavarur.

Hetimi do të kryhet për të vertëtuar mundësinë që Manchester City të kontrollohet efektivisht nga shteti i Emirateve të Bashkuara Arabe dhe se Newcastle është një “mjet” i shtetit të Arabisë Saudite.

Rregullorja e Subvencioneve të Jashtme trajton shtrembërimet e shkaktuara nga kontributet financiare të bëra nga qeveritë jo-BE për kompanitë që ndërmarrin një aktivitet ekonomik në tregun e brendshëm të BE-së.

Vitet e fundit janë vënë re ndikimet në treguan europian nga subvencionet e huaja duke u dhënë përfituesve të tyre një avantazh të padrejtë në blerjen e kompanive ose marrjen e kontratave të prokurimit publik në BE në dëm të konkurrencës së ndershme.

Tv Klan

Të ngjashme

Read Entire Article