Man City planifikon ta aktivizojë klauzolën prej 100 milionë eurosh të top yllit brazilian

3 months ago 9
Reklamë

Manchester City thuhet se po planifikon të shpenzojë 100 milionë euro për një transferim të madh gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Të besuarit e Pep Guardiolës fituan muajin e kaluar trofeun e Ligës Premier për herë të katërt radhazi.

Përkundër monopolit të tyre në Ligën Premier, klubi nga Etihad duket i etur që të shtojë në radhët e saj një tjetër yll këtë verë.

Sipas gazetarit të njohur Ben Jacobs, City mbetet destinacioni më i mundshëm për Bruno Guimaraes, në rast se braziliani largohet nga Newcastle United këtë verë.

Kampioni i Anglisë momentalisht thuhet se po e diskuton mundësinë e aktivizimit të klauzolës së Guimaraes në vlerë prej 100 milionë eurosh.

Jacobs shton se City tashmë ka kontaktuar me agjentët e Guimaraes, ndërsa Arsenalit thuhet se po pret që çmimi i reprezentuesit brazilian të zbresë.

Për më shumë, përkundër interesimit të madh nga Paris Saint-Germaini ata duket se nuk janë të vendosur për të nënshkruar me lojtarin këtë verë, ndërsa edhe Al Hilali e ka diskutuar mundësinë e aktivizimit të klauzolës së tij.

Guimaraes thuhet se është i lumtur tek Newcastle dhe nuk do të kërkojë largimin këtë verë, ndërsa besohet se nuk dëshiron që të transferohet në Arabinë Saudite. /Telegrafi/

Read Entire Article