Man City “pushton” botën, anglezët dominojnë në finale brazilianët e Fluminenses

8 months ago 12
Reklamë

Manchester City  kompleton vitin e jashtëzakonshëm kalendarik duke fituar edhe botërorin e  klubeve, pasi më herët kishte ngritur lart edhe trofe të tjerë shumë të rëndësishëm si Premier League dhe mbi të gjitha Champions League.

Anglezët e fituan për herë të parë botërorin e klubeve duke mundur në finalen e madhe brazilianët e Fluminense, skuadër që në muajin nëntor u shpall kampione e kupës Libertadores në Amerikën e Jugut.

Megjithë mungesat e mëdha si De Brojnë dhe Haland, dy yjet e padiskutueshëm të skuadrës, Manchester City u tregua dominant ndaj kundërshtarit, gjë të cilën e tregojnë edhe shifrat 4 me 0.

Qytetarët u ndihmuan edhe  nga goli i parë, i shënuar shumë shpejt që në sekondën e 40, një goditje nga distanca e Natan Ake u përplas në shtyllën dhe topin e kthyer në lojë e dërgoi në rrjete Julian Alvarez. Për të dyfishuar shifrat në minutën e  28,  skuadra e Guardioles u ndihmua edhe nga rivalet Brazilian, pasi Nino ishte i pafat me devijimin e topit në portën e tij në minutën e  28.

Momenti më i rrezikshëm në favor të Fluminense ishte në fundin e pjesës së parë, por Ederson ishte i vëmendshëm për të shmangur golin, sikurse në krahun tjetër Grilish hodhi tej shansin për të shënuar golin e tretë.

Në pjesën e  dytë anglezët nuk gabuan më para portës së ekipit Brazilian, teksa këtë herë finalizoi pas një aksioni shumë të bukur Fil Foden. Për të vulosur suksesin spektakolar të Manchester City  mendoi sërish Julian Alvarez me golin e dytë persona dhe të katërtin për ekipin e  tij.  Anglezët pushtojnë botën, ndërsa Pep Guardiola fiton trofeun e 37  në karrierë si trajner dhe të 4 kupë në botërorin e klubeve, më shumë se askush tjetër. /vizionplus.tv

Read Entire Article