Man United identifikon Werner për të përforcuar sulmin

10 months ago 44

Manchester United po kalon nëpër një formë të luhatshme këtë sezon në të gjitha garat dhe për këtë drejtuesit e klubit kanë vendosur që të përforcojnë ekipin në fazën e sulmit.

Mediumi gjerman Sky Sports ka raportuar se “Djajtë e Kuq” kanë shprehur interesim për shërbimet e sulmuesit të Leipzig, Timo Werner.

Thuhet se klubi nga Liga Premier ka pyetur rreth situatës së Werner, por ende nuk ka bërë ndonjë ofertë zyrtare e as nuk kanë hapur negociatat.

Më herët ishte raportuar se Leipzig nuk do ta pengojë Wernerin në rast se ai shpreh dëshirën për t’u larguar, qoftë si largim i përhershëm apo si huazim.

Dëshira e lojtarit momentalisht është që të qëndrojë tek Leipzigu të paktën deri gjatë verës, përkundër faktit se nuk është i lumtur me minutat që ka në dispozicion.

Sidoqoftë, gjërat mund të marrin një tjetër kthesë për 27-vjeçarin i cili e ka humbur vendin edhe në kombëtaren e Gjermanisë dhe me Kampionatin Evropian në horizont, ai me siguri do të kërkojë ndonjë klub të ri me qëllimin për të gjetur formën e dikurshme.

Këtë sezon Werner është paraqitur në vetëm tetë ndeshje në Bundesliga ku shumica prej tyre erdhën nga banka rezervë.

Efikasiteti para portës ka rënë gjithashtu në krahasim me sezonin e kaluar pasi që ai momentalisht ka vetëm dy gola të shënuar.

Në rast se transferohet tek Manchester United, kjo do të ishte hera e dytë për gjermanin që luan në Ligën Premier, pasi që më herët ishte pjesë e Chelseat, por aventura e tij me “Blutë e Londrës” nuk shkoi siç ai e kishte paramenduar dhe u largua pas vetëm dy vitesh./Telegrafi/

Read Entire Article