Manaj gjen golin e parë për këtë sezon, sulmuesi kuqezi realizon me Sivasspor

4 days ago 19
Reklamë

Rei Manaj ka gjetur golin e parë me Sivasspor në këtë sezon futbollistik. Sulmuesi shqiptar realizoi ndaj Gaziantep në minutën e 36-të, teksa u koordinua në mënyrë perfekte me kokë.

Gjithsesi, në ndeshjen shtëpiake jo gjithçka shkoi mirë, pasi ai u dëmtua dhe u detyrua të largohet nga fusha në minutën e 42-të.

Ylli kuqezi u përfol shumë për një largim të mundshëm nga Sivasspor, por diçka e tillë nuk ndodhi. Në edicionin e parë me këtë skuadër, Manaj u impenjua në 33 ndeshje, ku realizoi 18 gola dhe dhuroi 3 asiste.

⚽️ Rey Manaj | Samsunspor 1-1 Konyasporpic.twitter.com/me2sbkGvTd

— Goals Xtra (@GoalsXtra) September 14, 2024

Read Entire Article