Manaj shënon dy golësh

10 months ago 57
23:20 27/11/2023

Rei Manaj realizoi dopietë për Sivasporin në ndeshjen në shtëpi kundër Trabzonsporit. Sfida e javës së 13 të kampionatit turk dhuroi emocione. Saiz kaloi vendasit në avantazh pas 4 minutash lojë.

Manaj shënoi të dytin në minutën e 20 të lojës. Miqtë barazuan me Pepe dhe Onuaçu. Në të 67, Manaj i dha avantazhin Sivasporit me një supergol.

14 nga fundi i kohës së rregullt Trezege shënoi rrjetën e barazimit për Trabzonspor. Manaj shkon në kuotën e 4 golave të realizuar në 11 takime të luajtura në Superligën turke.

Lojtari 26 vjeçar ka fituar besimin e trajnerit Servet Çetin, duke siguruar vendin e titullarit. Sivaspor shkon në kuotën e 15 pikëve, kurse Trabzonspor ka 7 pikë më shumë.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article