Manaj shënon sërish, realizon golin e vetëm për Sivasspor

10 months ago 21
14:05 05/12/2023

Rei Manaj është sërish protagonist në Superligën turke. Sulmuesi shqiptar shënoi golin në sfidën që skuadra e tij Sivasspor luajti kundër Fenerbahçes në Stamboll.

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin 2-0 të verdhebluve. Manaj shënoi në minutën e 50 duke bërë të heshte stadiumi “Sukru Saracoglu” e duke rihapur lojën.

Por Fenerbahçe ishte një ekip shumë i fortë për Sivasporin, që u ndëshkua edhe dy herë.

Lojtari 26 vjeçar vazhdon me formën mjaft të mirë në kampionatin turk. Ai shkon në kuotën e 5 golave të shënuar pas 12 takimesh të luajtura ndërsa ka dhënë edhe 1 asist.

Në total, Manaj ka luajtur 617 minuta. Futbollisti shqiptar ka shënuar edhe tri gola në Kupën e Turqisë. Manaj u bë pjesë e Sivasporit në verë dhe ka firmosur një kontratë deri në qershor të 2026-ës.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article