Manastiri i Banjskës/ Dioqeza Rashkë-Prizren: Dënojmë dhunën, bashkëpunuam me policinë dhe EULEX

11 months ago 15
Reklamë
23:38 25/09/2023

Dioqeza Rashkë-Prizren ka reaguar përmes një komunikate publike për ngjarjet e djeshme në manastirin e Banjskës në Kosovë ku u strehuan grupi kriminal serb që u përball me Policinë e Kosovës.

Manastiri u vizitua sot nga Peshkopi Teodosije, i cili u informua për ngjarjet e ndodhura.

Në komunikatë thuhet se ka patur një bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in gjatë hetimit në ambientet e brendshme të manastirit, ndërsa nuk u gjet asnjë përfshirje apo implikim i murgjve apo pelegrinëve me personat e armatosur.

Dioqeza Rashkë-Prizren dënon po ashtu dhunën dhe bën thirrje që të gjitha problemet të zgjidhen përmes dialogut.

KOMUNIKATA E DIOQEZËS RASHKË-PRIZREN:

Peshkopi Teodosije ka vizituar sot pasdite manastirin e Banjskës ku kryemurgu Danilo e informoi për ngjarjet që kanë ndodhur në manastir dje dhe sot.

Gjatë ditës, EULEX dhe Policia e Kosovës ishin në manastir për të kryer hetime. Brenda dhomave të banimit dhe kishës së manastirit, që gjenden brenda mureve të manastirit dhe kanë qenë të mbyllura gjatë ngjarjes, as EULEX dhe as Policia e Kosovës nuk gjetën ndonjë send që mund të rrezikonte manastirin.

Në dy zona të oborrit të manastirit u gjetën armë zjarri dhe pajisje. Këto sende u hodhën nga personat e armatosur dje kur u strehuan në manastir.

Në manastir nuk u gjetën gjurmë gjaku dhe gjatë gjithë ngjarjeve nuk pati viktima brenda mureve të manastirit. Hetuesit intervistuan pelegrinët, të cilët më pas të shoqëruar nga policia dhe EULEX kaluan pikën kufitare të Jarinjës dhe u kthyen në shtëpitë e tyre.

Gjatë kontrolleve, Danilo i tregoi EULEX-it dhe policisë dhomat e rezistencës, duke treguar se as murgjit dhe as pelegrinët nuk janë përfshirë në ngjarjet tragjike. Jeta në manastir po kthehet gradualisht në normalitet.

Dioqeza e publikon këtë deklaratë për të kundërshtuar spekulimet dhe lajmet arbitrare që qarkullojnë në media.

Ipeshkvi, në emër të Dioqezës, shpreh ngushëllimet për familjet e të gjithë atyre që humbën jetë në konfliktin e armatosur.

Peshkopi Teodosije bën thirrje për qetësi dhe paqe, duke mbajtur kontakte me KFOR, EULEX dhe ambasadorët e KUINT-it, për të mbrojtur vendet tona të shenjta dhe besimtarët. Kisha jonë mbetet e përkushtuar që të gjitha çështjet në Kosovë dhe Metohi të trajtohen në mënyrë paqësore dhe përmes dialogut, duke dënuar të gjitha format e kërcënimeve dhe të dhunës.

Press Release from the Diocese of Raška-Prizren:

Bishop Teodosije Visits Banjska #Monastery in Wake of Yesterday's Armed Conflicthttps://t.co/JfnAHEh4kJ

This afternoon, Bishop Teodosije visited the Banjska Monastery, where Abbot Danilo informed him about the events that took… pic.twitter.com/SNtX4LO1fa

— Dečani Monastery (@DecaniMonastery) September 25, 2023

/tvklan.al


Read Entire Article