Manchester City e nis me ‘këmbën e mbarë’ kampionatin, mund Chelsea 0-2 në ‘Stamford Bridge’

1 month ago 7
Reklamë

Manchester City e ka nisur me fitore edicionin e ri të Premier League. The Citizens triumfuan në transfertë 0-2 ndaj Chelsea në Stamford Bridge.

I pari që shënoi për Guardiolën ishte bomberi Erling Haaland që zhbllokoi shifrat në të 18-ën.

Chelsea u mundua të kundërpërgjigjej dhe në fundin e pjesës së parë blutë e Londrës dërguan topin në rrjetë me Jackson, por goli u anulua nga VAR.

Në pjesën e dytë të lojës ishte radha e ishit të Chelsea, Mateo Kovaçiç që shënoi të dytin për Manchester City duke vulosur fitoren dhe tri pikët.

Javën e ardhshme City do të pres Ipswich, ndërsa Chelsa do të luajë në transfertë ndaj Wolves.

Read Entire Article