Manchester City fiton mes rekordeve

7 months ago 11
Reklamë
11:48 14/02/2024

Tre gola në shtatë takime radhazi të Champions, Real feston mes polemikash

Manchester City dhe Real Madrid hodhën një hap të madh drejt raundit çerekfinal të Champions League. Kampionët në fuqi të kompeticionit nuk hasën vështirësi në transfertën daneze, teksa mposhtën Kopenhagen me shifrat 3-1.

Kevin De Bryjnë, Bernardo Silva dhe Foden shënuan golat e fitores për skuadrën e Pep Guardiolës, që duket në rrugë të mbarë për të mbrojtur titullin në UEFA. Fantazisti anglez realizoi një gol me tepër peshë, pasi City bëhet e para skuadër në historinë e Champions League që shënon të paktën 3 gola në shtatë ndeshje radhazi të këtij kompeticioni.

Ajo që e bën më interesante është se skuadra angleze ka shënuar saktësisht tre herë gjatë kësaj periudhe. City ka fituar nëntë ndeshje radhazi në këtë kompeticion, për të qenë e para skuadër e Premier League që e bën një gjë të tillë. De Bruyne ishte një nga katalizatorët kryesorë pas fitores në kryeqytetin danez, pasi me një gol dhe një asist ngjitet në kuotën e 10 realizimeve dhe 10 asisteve në 22 ndeshjet e fundit me eliminim direkt.

Fitore tepër të vuajtur regjistroi Real Madrid. Spanjollët triumfuan mes polemikave 1-0 në transfertën gjermane të Lajpzig. Brahim Diaz shënoi golin e vetëm të këtij takimi, pas një aksioni të bukur individual. Për Lajpzig, VAR anuloi një gol, teksa një paraqitje pozitive dhuroi portieri Lunin, me 9 pritje gjatë këtij 90 minutëshi. Një kuotë të cilën e kishte arritur edhe më parë, Tibor Kurtua në Champions League.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article