Manchester City kryeson renditjen e UEFA, Laçi skuadra më e mirë nga Superliga

1 year ago 21
Reklamë
22:20 03/08/2023

Fitorja e Champions League ka forcuar pozitat e Manchester Cityt në futbollin Europian. Gjiganti anglez kryeson ndjeshëm renditjen speciale të UEFA-s, duke thelluar distancat pas golit të Rodri shënuar në portën e Interit.

Në klasifikimin e këtij muaji, City e ka koeficientin 120, ndërsa pas tyre gjendet Bayern Munich. Gjermanët kanë katër pikë më pak se skuadra e Pep Guardiolës, ndërsa podium special plotësohet nga Real Madrid. 

Paraqitja e spanjollëve në Champions League e fundit, ku u eliminuan në raundin gjysmëfinal pikërisht nga Manchester City e zbret klubin mbretëror në vendin e tretë më 102 pikë. Më pas vijnë skuadra angleze si Chelsea dhe Liverpool, ndjekur nga PSG e Manchester United.

Dhjetë vendet e para plotësohen nga klubet italiane, Inter, Roma dhe Juventus. Vetëm vendi i 14-të për Barcelonën që zbret me 4 pozicione.

Për të gjetur skuadrën e parë shqiptare duhet të zbresësh në vendin e 143, ku gjendet Shkëndija e Tetovës, ndërsa ekipi me renditjen më të mirë nga Superliga shqiptare mbetet Laçi, në vendin e 191.

Pozita që kurbinasit i ruajnë nga sezoni i shkuar, kur edhe morën pjesë në kualifikueset e Conference League.

Klan News

Të ngjashme

Read Entire Article