Manchester City triumfon me lehtësi përballë Nottinghamit

11 months ago 14
Reklamë

Manchester City ka fituar me rezultat komod (2-0) ndaj Nottingham Forestit në kuadër të javës së gjashtë në Ligën Premier.

Pas vetëm shtatë minutash lojë, Phil Foden e kaloi kampioni në fuqi në epërsi me një asistim nga Kyle Walker.

Shtatë minuta kaluan nga goli i parë dhe Citizens e dyfishuan epërsinë me anë të Erling Haaland që u asistua prej Matheus Nunes.

WOW!!!

🔵 2-0 🌳 #ManCity pic.twitter.com/gVB7uhxAzW

— Manchester City (@ManCity) September 23, 2023

Julian Alvarez ishte afër shënimit të golit të tretë, mirëpo goditja e tij në minutën e 31-të u bllokua.

Në fillim të pjesës së dytë, vendasit mbetën me dhjetë lojtarë në fushë, pasi Rodri (46’) u ndëshkua me karton të kuq.

45. Red card for Rodrigo.

🔵 2-0 🌳 #ManCity

— Manchester City (@ManCity) September 23, 2023

Nathan Ake pasoi te Haaland në minutën e 78-të, por që goditja e tij përfundoi mbi portë.

Pas javës së gjashtë, Manchester City vazhdon të jetë lider me 18 pikë, ndërsa në xhiron e shtatë do të përballen me Wolves. /Telegrafi/

Read Entire Article