Manchester United del nga ankandi

1 year ago 15
Reklamë
22:40 05/09/2023

Ofertat nuk bindin dhe Manchester United mbetet nën zotërimin e pronarëve të vjetër. Familja Glazer ka larguar nga tregu aksionet e klubit, duke hequr kështu dorë nga shitja e tyre. Sipas asaj që raportohet në mediat britanike, pronarët amerikanë do të qëndrojnë të jenë në krye të klubit, të cilin e bleu në vitin 2005. Palët e interesuara për të blerë aksionet e United nuk ishin bindës me ofertat, kjo e ndikuar edhe nga kërkesat e larta që synonte Glazers pas raundeve të shumta të ofertave.

Gjithsesi, kjo nuk do të thotë se familja amerikane nuk mund të heqë dorë nga aksionet e klubit në të ardhmen. Duke iu referuar mediave ata dëshirojnë që ta nxjerrin klubin sërish në treg në vitin 2025, pasi atëherë shpresohet se faktorët financiarë dhe mjedisor të tërheqin më shumë oferta. Interes për të blerë klubin e Manchester United ishin Sheikh Jassim i Katarit, i cili donte të merrte të gjithë klubin dhe Sir Jim Ratcliffe, oferta e të cilit do t’i linte familjes Glazers pakicë të aksioneve.

Klan News

Të ngjashme

Read Entire Article