Manchester United ‘fiksohet’ pas Zidane

6 months ago 18
Reklamë
19:05 28/02/2024

Ratcliffe tenton francezin për ta marrë në “Old Trafford” sezonin e ardhshëm

Sir Jim Ratcliffe do të bëjë gjithçka për ta rikthyer Manchester Unitedin në krye të futbollit anglez dhe evropian. Për ta arritur këtë, aksioneri i klubit anglez dëshiron ta nis nga stoli, teksa ka shënjestruar Zinedine Zidane si idealin për të pasuar, Erik Ten Hag.

51-vjeçari është një objektiv i mundshëm për të kaluar në Premier League angleze, pasi që prej vitit 2021 është i papunë. Kjo favorizon Manchester United për të firmosur me teknikun francez. Në këtë pikë, edhe “djajtë e kuq” do ishin të lirë për të negocionuar kushtet e kontratës me Zidane.

Ratcliffe është i përgatitur të “bëjë gjithçka” në një përpjekje për të bindur Zidane që të kthehet në menaxhim dhe ta bëj këtë në “Old Trafford”. Biznesmeni britanik është një admirues i madh i legjendës së futbollit francez. Për herë të fundit në detyrë, Zidane ishte nën drejtimin e Real Madrid, ku u largua pas triumfit në Champions League dhe kampionat.

Zgjidhja e kontratës me Ten Hag nuk do ishte problem për ta, pasi marrëveshja e holandezit në Angli skadon në fund të sezonit të ardhshëm. Dështimi për ta kualifikuar në Kupat e Europës këtë edicion do ta shtonte akoma dhe më shumë peshën e fajit tek ish-tekniku i Ajaksit, i cili po vuan në pankinën e Manchester United.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article