Manchester United me ‘kontratë në tavolinë’ për Ancelottin – dy lojtarë mezi e presin italian në Old Trafford

10 months ago 41

Manchester United thuhet se i ka paraqitur një ofertë Carlo Ancelottit për t’u bërë trajneri i tyre i ardhshëm.

Italiani është në muajt e fundit të asaj që mund të jetë kontrata e tij përfundimtare me Los Blancos, me raportime që vazhdimisht e lidhin atë me një lëvizje për të marrë përsipër ekipin kombëtar të Brazilit verën e ardhshme.

Megjithatë, duket se Manchester United mund të synojë ta bllokojë atë lëvizje me një ofertë të parefuzueshme.

Sipas gazetares spanjolle Juanma Castano, Casemiro dhe Alejandro Garnacho do të jenë veçanërisht të kënaqur nga ky emërim.

Ndonëse mund të mos jetë befasi të dëgjosh Casemiron të përmendet në këtë drejtim, Garnacho thuhet se është një ‘adhurues i madh’ i Ancelottit. /Telegrafi/

Read Entire Article