Mandati i Olta Xhaçkës, Plarent Ndreca: Papajtueshmëria e lidhur individualisht me deputetin, jo familjarët

6 months ago 12

Deputeti i Partisë socialiste Plarent Ndreca, ka komentuar në lidhje me dinamikat e ndodhura sot në Kuvend dhe atë që pritet të ndodhë në Komisionin hetimor për Shëndetësinë.

I ftuar ne rubrikën “Opinion” në News24, ai u shpreh se sa i përket mandatit të deputetes Olta Xhaçka, kjo e fundit nuk është në kushte papajtueshmërie, për shkak sepse referuar vendimeve të mëparshme të Gjykatës Kushtetuese, papajtueshmëria lidhet ngushtësisht me deputetin, pra si individ, jo me familjarë të tij.

“Çështja për Olta Xhaçkën, ka të bëjë me respektimin e 2 vendimeve të GJK, ndaj sot mendoj se do votohet për procedurën nëse çështja duhet të shkojë në GJK.

Kuvendi ka detyrim të zbatojë vendimet e Kushtetueses dhe harmoninë e konkluzioneve që dalin prej tyre.

Ka disa vendime që përcaktojnë se papajtueshmëria është e lidhur individualisht me deputetin jo me të tjerë, përfshirë këtu edhe familjarë.

Kushtetuesja ka bërë një hetim në lidhje me këtë çështje dhe më pas e ka pushuar si çështje”, u shpreh ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article