“Mandati në Këshillin e Sigurimit, histori suksesi”/ Ministri i Jashtëm: Shqipëria tregoi gatishmërinë për të kontribuuar

9 months ago 14

Ministri i Jashtëm Igli Hasani, në fjalën e mbajtur në takimin përmbyllës me rastin e mbarimit të mandatit të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit, ka deklaruar se ky mandat ishte një histori suksesi për vendin tonë.

Duke falenderuar vendet aleate për kontributin, Hasani theksoi se shërbimi i Jashtëm shqiptar meriton respekt për realizimin me sukses një një nga detyrat më kërkuese në politikën e jashtme.

‘Shërbimi ynë i Jashtëm ka merituar respektin e brendshëm e të jashtëm për performancën e tyre Realizuam me sukses një një nga detyrat më kërkuese në politikën e jashtme. Mirënjohje vendeve aleate me të cilat bashkuam përpjekjet në të mirë të paqes. Punuam me vendosmëri për avancimin e axhendës së grave për paqe dhe siguri. Në qendër të përpjekjeve kishim respektimin e plotë të ligjit ndërkombëtar. Mandati ynë në KS erdhi në një kohë shumë të vështirë për botën. Agresioni rus në Ukrainë, Shqipëria në KS tregoi gatishmërinë për të kontribuuar. Si bashkë-penëmbajtës me SHBA mbi Ukrainën, mbrojtëm me forcë kauzën e lirisë. Çdo përpjekje për paqe është investimi më i mirë për të ardhmen. Shqipëria e ka pasur këtë parasysh cdo ditë që ka shërbyer në KS’– tha Hasani.

Pjesë e këtij eventi ka qenë edhe ambasadori i Shqipërisë në OKB, Ferit Hoxha i cili theksoi se me drejtimin e Këshillit të Sigurimit, Shqipëria hyri për herë të parë në hartën globale.

Shkuam sepse mendonim se ishim mjaftueshëm të pjekur për të marrë më shumë përgjegjësi. Kemi arritur në pikën që kemi mundësinë të kontribuojmë. Të bashkojmë forcat tona për të kontribuar për paqen dhe sigurinë në rajon dhe në botë. E para që do të thoja është se Këshilli i Sigurimit e vendosi Shqipërinë në hartën globale. Për herë të parë Shqipëri hyri në hartën globale kjo ka qenë një nga të veçantat dhe një arritje në këshillin e Sigurimit, ishte mundësi për të shpalosur pozicionin e Shqipërisë për shumë çështje, globale. Shqipëria ka qenë e përfshirë në çdo lloj çështje që ka të bëjë me paqen dhe sigurinë që ka të bëjë në të gjithë globin, e kemi pasur shumë të lehtë pasi politika jonë e jashtme e ka të parashikuar. Elementi tjetër ka të bëjë me imazhin e vendit. Kam bindjen se gjatë këtyre dy viteve ka ndikuar për ta bërë Shqipërinë me të njohur’– tha Hoxha.

Top Channel

Read Entire Article