Mane drejt Arabisë Saudite?

1 year ago 50
Reklamë
22:49 15/07/2023

Sipas “Bild” i është dhënë leje nga Bayern për të negociuar

Aventura e Sadio Mane te Bayern Munchen duket se do ta zgjasë vetëm 1 vit. Sipas gazetës “Bild” klubi e ka autorizuar të hyjë në bisedime me ekipe nga Arabia Saudite, pasi do të ketë më pak hapësirë në sezonin e ardhshëm.

Një situatë delikate për Mane, i cili verën e kaluar kaloi nga Liverpool te Bayern duke firmosur deri në 30 Qershor të 2025.

Kampionati arab është një mundësi e mirë për një pagë të majme, pasi skuadrat atje po afrojnë gjithmonë e më shumë emra të njohur nga futbolli Europian.

Sadio Mane u aktivizua në 38 takime në të gjithë aktivitetet me Bayern Munchen duke shënuar 12 gola dhe dhënë 6 asiste. Gjatë kohës te skuadra bavareze sulmuesi 31-vjeçar pati edhe probleme me për shkak të përplasjes me Leroy Sane, duke marrë pezullim dhe gjobë.

Tv Klan

Të ngjashme

Read Entire Article