Manja kërkon votën e opozitës për amnistinë

9 months ago 9
16:12 12/01/2024

“T’u japim mundësi 700 të burgosurve të bashkohen me familjet”

Mazhoranca vijon t’i bëjë thirrje opozitës që votojë ligjet me shumicë të cilësuar në Parlament. Apeli konkret erdhi nga ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, për të votuar amnistinë për lirimin e 700 të burgosurve.

“Është një ligj që kërkon 84 vota, pra dhe votën e kolegëve të opozitës. Shfrytëzoj rastin t’ju bëj thirrje kolegëve të opozitës, deputetëve të saj, që kanë qenë një shtysë e konsiderueshme për të bërë një draft ligji të amnistisë, që me fillimin e sesionit parlamentar në Janar të bashkojnë votat me ne, ta miratojmë këtë ligj, që t’u japim mundësinë afro 700 të dënuarve të bashkohen me familjet e tyre”.

Ministri i Drejtësisë thekson se mazhoranca dhe opozita mund të kenë agjendat e tyre politike, por amnistia është akt humanizmi dhe deputetët përfaqësojnë popullin duhet të marrin në konsideratë dhe sensibilitetet e tyre në zona edhe nga familjarët e të dënuarve. Në mbledhjen e analizës së qeverisë së zhvilluar në Shëngjin, kryeministri Edi Rama kërkoi më tepër komunikim me opozitën me qëllimin për të gjetur 84 votat që kërkohen në parlament për votimin e ligjeve më shumicë të cilësuar.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article