Manja: Qeveria ka ndërmarrë “reformën e deregulimit”, synon të përmirësojë shërbimet publike

11 months ago 20
10:45 17/11/2023

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka zhvilluar paraditen e sotme takim me shoqatat e biznesve të huaja në Shqipëri. Gjatë fjalës së tij, ministri Manja ka ndarë me bizneset dhe me qytetarët një proces të ri që qeveria ka ndërmarrë, atë të “deregulimit”.

Ministria Manja është shprehur se ky proces ka si qëllim përmirësimin e procedurave, duke eliminuar lejet, dokumentat apo autorizimet e panevojshme që institcionet shtetërore kërkojnë në ofrim të shërbimeve.

Ulsi Manja: Në vetëm 2 vjet nga krijimi, Drejtoria e Anti-Korrupsionit ka rekomanduar 503 masa administrative dhe ju kemi dërguar institucioneve 235 rekomandime për të adresuar ndryshime në kuadrin rregullator. Janë 46 kallëzime që i janë drejtuar Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjitshëm, por edhe SPAK-ut. Kjo punë e Drejtorisë Anti-Korrupsion, e ka iniciativën tek denoncimet që kanë ardhur në Ministrinë e Drejtësisë, nga këto denoncime, një numër i vogël ka ardhur nga bizneset. Gjatë këtij viti, jemi angazhuar për të rritur rastet e evidentimit të problematikave me të cilat përballen bizneset.

Dëshiroj të ndaj me ju një proces tejet të rëndësishëm që qeveria ka marrë përsipër së fundmi, atë të “deregulimit”, i cili ndikon drejtpërsëdrejti në shërbimin që organet publike dhe administrata ushtron ndaj qytetarëve dhe bizneseve. Reforma e “deregulimit” synon të përmirësojë procedurat dhe mënyrën e shërbimeve publike duke thjeshtëzuar procedurat, duke eliminuar lejet, dokumentat apo autorizimet e panevojshme që institucionet shtetërore kërkojnë në këmbim të ofrimit të shërbimeve.

Shërbimet publike i afrohen më shumë sipërmarrësit duke ju përgjigjur në kohë reale nevojave të tij. Në këtë proces janë anagzhuar të gjitha institucionet shtetërore që ofrojnë shërbime publike. Deri tani, janë identifikuar rreth 1370 shërbime që do të analizohen një për një me qëllim eliminimin e dokumenteve dhe shkurtimin e afateve dhe burokracive. Bashkë me kolegen time, Ibrahimaj, do të zhvillojmë tryeza intensive, me të cilat do të diskutojmë problematikat tuaja për shërbimet që merrni në administarën publike.  

Gjatë fjalës së tij, ministri Manja ka bërë të ditur se po hartojnë strategjinë e re anti-korrupsion 2024-2030, e cila thotë se do të ketë qasje sektoriale me fokus disa fusha me interes për biznesin.

Ulsi Manja: Ky takim zhvillohet në një moment të rëndësishëm kur po hartojmë strategjinë e re anti-korrupsion 2024-2030. Kjo strategji do të ketë një qasje sektoriale me fokus disa fusha me interes për biznesin, si tatime, dogana, prokurorime, si dhe do të adresojë çështje të krijimit të një mjedisi mundësues për integritetin për biznes në Shqipëri. Jemi këtu me angazhimin maksimal që të përfitojmë sa më shumë nga ky bashkëpunim./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article