Manjola Konini mbyll aventurën në Paris, shpresat e Shqipërisë për medalje ngelen në atletikë dhe mundje

1 month ago 11
Reklamë

Manjola Konini nuk ka shkuar më shumë se vendi i 37-të në qitje, 25 metra me pistoletë për femra. Qitësja shqiptare grumbulloi 569 pikë, që nuk i mjaftuan për t’u kualifikuar në finale, teksa pak ditë më parë u eliminua dhe nga kualifikueset e disiplinës 10 metra me pistoletë.

Konini bëhet sportistja e tretë shqiptare që i jep lamtumirën kështu Lojërave Olimpike “Paris 2024” pas Kaltra Meçës dhe Grisi Koxhakut, të dy në not.
Tashmë shpresat e Shqipërisë për të arritur një medalje në këtë Olimpiadë kanë ngelur në 5 sportistë, Franko Burraj dhe Luiza Gega në atletikë dhe në mundje me Zelimkhan Abakarov, Islam Dudaev dhe Chermen Valiev.

Read Entire Article