Maqedonia publikon listën për miqësoret e marsit, risi është një emër shqiptar

7 months ago 11

Seleksionuesi i përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut në futboll, Bllagoja Milevski ka publikuar listën me futbollist që do ti llogarit për dy ndeshjet kontrolluese që do ti luaj këtë muaj ndaj Moldavisë dhe Malit të Zi.

Në listën e Milevskit janë përfshirë 28 futbollist për këto dy sfida, ndërsa risi është një emër i ri shqiptar. Bëhet fjalë për Lirim Qamilin, i cili për herë të parë merr ftesë për në përfaqësuesen e vendit. Shqiptari është pjesë e kampionatit të Danimarkës dhe luan me ekipin e Hvidovres.

Me Lirim Qamilin janë gjashtë shqiptar të ftuar për këto sfida, duke përfshirë futbollistët standart si Enis Bardhi, Ezgjan Alioski, Visar Musliu, Agon Elezi dhe Erdon Daci.

“Mezi presim takimin e ri pas një pauze të gjatë që nga ndeshja e fundit e eliminatoreve për Kampionatin Europian. 28 futbollistë do të udhëtojnë drejt Turqisë. Besoj se nuk ka asnjë arsye për ndonjë ndryshim të madh. Mbetemi me besim te lojtarët që luajtën kualifikueset e fundit, duke thirrur për herë të parë Lirim Qamilin nga Hvidovre e Danimarkës. Bëhet fjalë për një futbollist ofensiv që ka një vazhdimësi ndeshje të mira në klubin e tij dhe duam ta shohim në ambientin përfaqësues”, ka thënë seleksionuesi Milevski.

Grumbullimi i reprezentuesve të Maqedonisë do të bëhet të hënën (18.03.2024) në Antalia të Turqisë, aty ku do ti zhvillojnë të dyja ndeshjet kontrolluese.

Të përzgjedhurit e seleksionuesit Milevski, fillimisht do ti matin forcat me Moldavinë me 22 mars, ndërsa tre ditë më vonë përballen me Malin e Zi. /Telegrafi/

Read Entire Article