Marash Kumbulla përfundon në merkato

7 months ago 22
Reklamë
20:52 25/01/2024

Mbrojtësi kërkohet nga shumë skuadra në Itali, Verona e do në huazim

Marash Kumbulla gjithnjë e më larg Romës. Mbrojtësi shqiptar duket se është edhe ai që do të zgjidh merkaton e klubit kryeqytetas, me verdhekuqtë që e kanë dërguar në listën e largimeve. Sipas asaj që raportohet në mediat italiane, mungesa mbi 250 ditë në fushat stërvitore po e shtyn Romën t’i gjej një skuadër të re.

Serie A mbetet pista më konkrete për momentin, gjithsesi, ofertat janë ato që nuk bindin. Hellas Verona, ku Kumbulla është aktivizuar në të shkuarën ka kërkuar informacion për 23-vjeçarin.

Skuadra ku Kumbulla luajti deri në mesin e vitit 2020 synon ta marrë në formulën e huazimit pa të drejtë blerje, akord që për momentin nuk i pëlqen aspak Romës. Në gjurmët e tij gjendet edhe skuadra e Cremonese në Serie B, por fillimisht klubet e interesuara kanë kërkuar garanci në lidhje me formën fizike të futbollistit.

Kumbulla kërkon minuta për të qenë i gatshëm për trajnerin Sylvinho me kombëtaren shqiptare në Euro2024. Kontrata me Romën skadon në qershorin e vitit të ardhshëm.


Të ngjashme

Read Entire Article