Marash Kumbulla premton shumë te Sassuolo: Mezi pres të luftoj për këto ngjyra!

7 months ago 15
Reklamë
12:20 02/02/2024

Nedim Bajrami ka mirëpritur me krahë hapur Marash Kumbullën. Dyshja kuqezi do tentojë që të bëjë mirë në radhët e Sasuolës.

Këto ishin fjalët e para mes dyshes shqiptare, Marash Kumbulla dhe Nedim Bajrami, tashmë shokë skuadre te Sassuolo. Mbrojtësi kuqezi u huazua nga Roma tek ekipi nga rajoni i Emilia-Romanjës deri në fund të sezonit. Me shpresën që të ketë sa më shumë minuta në këmbë, Kumbulla foli dhe për aventurën e tij te re te Sassuolo. “I lumtur që vesh këtë fanellë dhe të nis këtë aventurë të re. Objektivi është të ndihmoj klubin të bëjmë një pjesë të dytë sezoni të madh. Mezi pres të zbres në fushë dhe të luftoj për këto ngjyra.”

Pas tre vitesh në kryeqytet, mbrojtësi i kombëtares do përjetojë eksperiencën e tretë në një klub të Serie A teksa 23-vjeçari është shumë pranë rikthimit nga dëmtimi në gju që e mbajti jashtë fushave të lojës për një periudhë të gjatë. Për mbrojtësin tashmë nisin muaj të rëndësishëm pasi i duhet të gjejë formën optimale, si dhe të shndërrohet në një titullar të Sassuolos për të luajtur më pas shanset për një grumbullim të mundshëm me Shqipërinë nga trajneri Sylvinho në Euro 2024.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article