‘Maratonomaku’ Kristjan Asllani në qendër të kritikave, gazetari italian: Ai e bëri të tijën, shokët jo

11 months ago 20
Reklamë

Real Sociedad dhe Interi barazuan dje 1-1 për grupin D në Champions League. Në “San Sebastian” miqtë nga Italia barazuan në fund të ndeshjes, teksa me formën e treguar mund të dilnin edhe pa pikë nëse nuk do ishte goli i Martinez.

Në vorbullën e kritikave për paraqitjen e skuadrës është edhe Kristjan Asllani. Mesfushori i Kombëtares e nisi ndeshjen nga minuta e parë, duke u aktivizuar për 55 minuta. Nota 6.3 për shqiptarin, që ishte më i vlerësuar se Bastoni, pas gafës së mbrojtësit. Në krah të Asllanit ka dalë gazetari italian, Sandro Sabatini.

“Kam një mendim pozitiv për paraqitjen e Asllanit. Më duket se ai i bëri mirë detyrat e tij dhe ishin të tjerë lojtarë që nuk i zbatuan detyrat. Asllani e pati të vështirë sepse e gjeti veten në mesin e spanjollëve që po qarkullonin topin në mënyë të “dendur”. Interi nuk e “pa” kurrë topin. Jemi me fat që Lautaro Martinez shënoi një gol me fat dhe morëm një barazim që duket i bukur dhe mëse i pranueshëm. E theksoj Interi nuk meritonte as barazimin”, u shpreh Sabatini.

Kujtojmë se në 45 minutat e para, Kristjan Asllani ishte lojtari me më shumë kilometra të përshkruara në fushë për të dyja skuadrat, plot 6,26.

Read Entire Article