Maresca nuk ka “mëshirë” për Brojën, merr vendimin drastik për sulmuesin e Kombëtares shqiptare, nuk i lejohet më të…

1 month ago 11
Reklamë

Gjërat sa vijnë e bëhen më të vështira për Armando Brojën.

Sulmuesi i Kombetares shqiptare prej kohësh është vënë në shitje nga Chelsea, por deri tani asnjë ofertë nuk e ka bindur klubin nga Londra.

Milan, Juventus, Everton, Southampton etj. knaë tregur interesin e tyre për 22-vjeccarin shqiptar, por kërkesat e larta të Chelseat kanë bërë të pamundur vazhdimin e negociatave.

Megjithatë Maresca duket se do ta largojë menjëherë yllin e Kombëtares shqiptare, teksa së fundmi ka marrë dhe një vendim drastik ndaj tij.

Sicc raporton eksperti i merkatos, Fabrizio Romano, Broja, së bashku me Trevoh Chalobah, janë përzënë nga skuadra e parë e Chelseat dhe nuk i lejohët më të futen në “Cobham” (qendra stërvitore e Chelseat), njësoj si Romelu Lukaku.

“Broja, Chalobah dhe Lukaku do të stërviten me skuadrën e U21 deri sa të gjejnë një klub të ri”, shkruan Telegraph.

Gjërat sa vijnë e bëhen më të vështira për Brojën, i cili duhet të gjejë një skuadër përpara startit të sezonit, në mënyrë që te jetë gati dhe për grumbullimin me Kombëtaren në shtator për ndeshjet e Shqipërisë në Ligën e Kombeve.

Read Entire Article